Urdhëri/Nuk ka më kontrata shitlblerjeje prone, pa paguar sigurimin për tërmetet

Postuar në 23 Tetor, 2019 16:06

Agjencitë në varësi të qeverisë shqiptare ka ecur shumë shpejt me zbatimin e Vendimit të saj për Sigurimin e Detyrueshëm të banesave, marrë në fillim të muajit tetor të këtij viti, pas tërmetit që godit vendin.

Përmes një shkrese, Agjencia Shtetërore e Kadastrës i kërkon Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, drejtorive vendore të Kadastrës, Zyrave vendore, duke njoftuar edhe Dhomën Kombëtare të Noterëve që për çdo akt regjistrimi kontrate për kalim pronësie së ndërtesës mes ndërtuesit/zhvilluesit dhe blerësit do të kërkohet kontrata e sigurimit 10 vjeçar. Në mungesë të saj. Agjencia e Kadastrës kërkon mosprocedimin e mëtejshëm të aplikimit duke lënë të papërmbyllur aktin.

Njoftimi I Dhomës së Noterëve bëhet për të shmangur mundësinë e noterizimit të kontratave pa sigurimin, një akt që patjetër do të shtojë kostot. Vendimi në fjalë i formuluar me këto detyrime do të ndikojë në kostot e transaksioneve të pronës në një treg ku edhe kështu çmimet janë të larta. Një rregull që duhet të ishte vënë me kohë, u imponua nga z. Rama pas tërmetit, në kushtet e një frike që kapi një pjesë të popullsisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.