Ku humbi paketa antimafia dhe politika kundër koncesioneve?

Postuar në 23 Tetor, 2019 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë në një intervistë për Vizion Plus se ai në parim është dakord për një takim me kryeministrin Edi Rama. 

Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda , pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesat tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua dhe Edi Rama mori apo mbajti pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar

shprehet Basha. 

Maliqi i opozitës deklaron kështu se në maj 2017 ka qenë i dehur dhe se ashtu, pa mendje e tërhoqën në haurin e mëkateve. 
Duhet të jesh karazgjoz natyral që të arrish të flasësh në këtë mënyrë. Pasi z. Basha ishte moshë madhore kur bëri pazarin, ai kërkoi OSHE, ISKSH e të tjera institucione punësimi dhe tenderimi që janë të famshme për abuzimin me paranë publike. Alibia ishte se këto shërbejnë për blerje vote përmes punësimit. Po atëherë si ta besojmë ne një njeri të tillë që megjithëse merr atë që do ia kalojnë kaq kollaj nën hundë? 
Zoti Basha duhet të deklaronte se 17 maji 2017 ishte një dështim personal dhe politik që i kushtoi shumë mbarë vendit. Ai sot e shpall atë akt mashtrimi të z. Rama. Po kush mund ta besojë këtë njeri? 

Por përtej këtij aspekti, z. Basha që ndohet i mashtruar duhet të shpjegojë se çfarë do të diskutojë me kryeministrin? Nuk do të mjaftonte garancia politike për zgjedhjet? Sepse protesta e tij ka qenë për zgjedhjet. 

Është e qartë se z. Basha nuk i intereson e ardhmja veç asaj që përkon me interesat e tij. Ne kemi kaq ditë që nuk dëgjojmë nga PD-ja akuzat për koncesionet, për pastrimin e parave, për Milot-Balldrenin apo për paketën Antimafia. Çfarë ia ka mbyllur gojën opozitës? Çfarë e ka tredhur prej vitesh këtë organizatë që ka zënë vendin e opozitës për t’i asgjësuar perspektivën një vendi të tërë? Ne të gjithë mund të arsyetojmë fare thjesht dhe të pyesim: nëse z. Basha e ka seriozisht luftën kundër koncesioneve dhe oligarkëve, pse vallë pushteti i sotshëm vazhdon me qetësi aferat e veta? Kjo është një pyetje të cilës z. Basha  nuk i jep dot përgjigje me konferenca shtypi, pasi shpresa me të ka lindur e vdekur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.