Gjobë deri në 100 mijë lekë kush përdor qese plastike pas 1 qershorit 2020

Postuar në 22 Tetor, 2019 16:27

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike. Në një prej amendamenteve thuhet:

Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë

Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020, pra vetëm pak muaj. Është një afat thuajse ireal sidomos për sa i përket përdoruesve. Nga ana tjetër mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjova ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’I nxjerrë nga qarkullimi. Është më së paku një projektligj ireal dhe me pamundësi praktike zbatimi, pa folur për karakterin radikal të tij përderisa lufta ndaj plastikës vërtet që ka nisur, por nuk dihet ndonjë vend që një ditë të bukur të dalë me propozimin e atypëratyshëm të ndalimit të qeseve.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo quhet populizem sot. Qeset plastike kane lehtesuar blerjet, hedhjen e mbeturinave te pergjithshme, e te tjera veprimtari. Nese njerezit ndergjegjesohen per ambientin dhe demtimin ndaj tij, dhe nese bashkite vendosin kazane te vecante per shishet, te vecante per letrat, te vecante per plastikat, dhe tjeter per plehrat e pergjithshme, (apo dhe per mbetejet biologjike mund te kete nje kazan te vecante), gjithshka funksionon pastaj ne rregull edhe me qeset plastike. Pa ambalazhin plastik dhe qeset plastike ushqimet mund te behen burim afrimi per minjte, te cilet pastaj duan veshtirsi per ti zhdukur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.