Beogradi: Nuk ka njohje të Kosovës në këta kufij

Postuar në 22 Tetor, 2019 11:17

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Standard” se Kosova nuk mund të njihet me kufijtë aktualë. 
 

Pothuajse e përjashtoj absolutisht një gjë të tillë

është shprehur Vuçiç. 

Në dritën e vendimeve të fundit të BE-së, presidenti serb ka shkuar më tej duke rritur pazarin. Ai ka sjellë në vëmendje goditjen që iu dha Maqedonisë së Veriut, të cilës në këmbim të marrëveshjes për emrin iu premtua hapja e negociatave. Në fakt kjo nuk ndodhi dhe Vuçiç ka lënë të kuptohet se Beogradi nuk mund të ecë me garanci të tilla që përgënjeshtrohen. Kushti i vetëm për dialog është heqja e taksave dhe përmbajtja e tij është ndryshimi i kufijve. 

Nëse na thuhet se nuk flasim për autonominë e veriut, për territoret, atëherë për çfarë dp të flasim

shprehet Vuçiç duke bërë të qartë se opsioni serb për marrëveshjen është vetëm shkëmbimi territorial.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.