Kastrati dhe Dulaku marrin për 35 vjet portin e Sarandës

Postuar në 21 Tetor, 2019 18:20

Porti i Limionit në Sarandë i është dhënë me konçesion për 35 vite bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Kastrati" dhe "Edil Al”. Shpallja e fituesit është njoftuar këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. http://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=2a1bb040-03e0-448e-bd75-238a38ff1730 fq 307

Një vit më parë qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet tek kompania Concord Investment , një procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve.

Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë nënvizuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.