E di ish-ministrja e Mbrojtjes pse e spostuan?

Postuar në 21 Tetor, 2019 19:21

Shumica socialiste po zhvillon një monolog publik për sa i përket një çështjeje të stisur siç është dorëheqja e kryeministrit Rama. Monolog sepse ndonëse shumëkush dëshiron largimin e kryeministrit aktual, askush nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë. Korit të vullnetarëve të detyruar i është shtuar edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila në një prononcim për Top-Channel e ka argumentuar kështu se përse Rama nuk ka pse të japë dorëheqjen: 

Atëherë më lejoni të shpjegoj të paktën dy ose tre momente për të ju dhënë përgjigje sa më të plotë pyetjes suaj të drejtë. E para: Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua.  Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë së sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.
Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. 
Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Zonja Kodheli shfaqet këtu si një person i mirëinformuar për çështjet e sistemit dhe mbron shefin e saj në një situatë absurde, por normale tashmë në Shqipëri. Nuk është kjo e rëndësishme, por fakti sesi këta vullnetarë si znj. Kodheli nuk e kanë për gjë të përdoren. Ne pyesim zonjën: a di ajo të shpjegojë, apo të sqarojë se përse nuk iu dha sërish detyra e ministres së Mbrojtjes? Sepse përpara se të flasësh për sistemin, një njeri i politikës duhet të dijë se përse e spostuan pa asnjë arsye publike. 

Dorëheqja lidhet me moralin, shton zonja. Sigurisht, ndaj edhe askush nuk pret që z. Rama të bëjë një akt të tillë. Nuk e bëri në vitin 2009, d.m.th publikisht sepse praktikisht e dha dy herë dhe nuk ka për ta dhënë as pas skandaleve që dominojnë qeverisjen e tij. Kujt i duhen atëherë gjoja sqarimet e Kodhelit veç asaj vetë që shpreson se do rrisë kuotat e veta në sytë e shefit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.