Soros del me tezat e Berishës: Europa ka albanofobi!

Postuar në 20 Tetor, 2019 14:00

Alex Soros, djali i miliarderit të majtë, Xhorxh Soros, shkruan se Evropa ka albanofobi, duke mos miratuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në këshill. Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”, shkruan Soros në Twitter, teksa shpërndan mesazhin e komisionerit në largim Johannes Hahn.

Teza e albanofobisë në fakt është pronësi intelektuale e ish-kryeministrt Berisha, por kjo nuk duket të kompleksojë djalin e Soros që njihet edhe si mik i afërt me kryeministrin Rama, me të cilin ndajnë gustot intelektuale dhe tezat politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.