Marketingu i një treçerek stadiumi

Postuar në 20 Tetor, 2019 22:00

Në maj të vitit 2017, kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste me gazetarin Ylli Rakipi, do të mbronte personalisht projektin e stadiumit të ri në Tiranë, duke marrë madje në mbrojtje edhe kompaninë ndëtuese. I pyetur nëse një qëndrim i tillë implikon transparencën mbi projektin, z. Rama neglizhoi duke sjellë në vëmendje emrin e arkitektit italian si alibi. 

Sot stadiumi është duke përfunduar. Ai do të inaugurohet në ndeshjen e radhës me Francën dhe spotin publicitar për të po e bën kryebashkiaku Erion Veliaj.  Zoti Veliaj ka deklaruar se stadiumi është një bizhu e re që i shtohet Tiranës, njësoj si Piramida që do rifunksionalizohet, njësoj si Teatri, apo sheshi “Skënderbej”. 

Zoti Veliaj luan këtu rolin e agjentit të marketingut për projekte të tjetërkujt. Ne nuk jemi në gjendje të zbardhim komisionin e tij, por ajo që të çudit disi është pjesëmarrja, në mos vetëkeqpërdorimi për një projekt si ky i stadiumit që ndonëse i ri, i ofrohet tifozëve me një pjesë fasadë pallati, kulle apo qendre tregëtare dhe tri të tjera për sportin. 

Stadiumi është në një ndër zonat më të preferuara në Tiranë dhe z. Rama ka zhvatur nga hapësira publike dhe historike për të bërë biznes, duke i lejuar vetes të mbulohet me gjethen e fikut të stadiumit të ri. 

E njëjta praktikë për Teatrin, për Kopshtin Botanik. Zoti Veliaj është këtu violonçeli me një tel të cilit i bie kryeministri dhe që i cili nuk ka asnjë përgjegjësi për ato që thotë. Përndryshe çdo njeri normal do të pyeste: Pse një treçerek stadium në vend të stadiumit? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.