Greqia kërkon një Plan B nga BE-ja për menaxhimin e fluksit migrator

Postuar në 18 Tetor, 2019 11:07

Greqia kërkon zbatimin e një plani B për frenimin dhe menaxhimin të fluksit migrator që mund të shpërthejë sërish drejt Europës në kuadër të luftës në Siri. Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar për Politico se Bashkimi Europian duhet të dënojë njëzëri operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë dhe të vendosë sanksione ndaj të gjithë atyre që sipas tij janë të përfshië në kërkime të paligjshme gazi dhe nafte në Zonën Ekskluzive Ekonomik të Qipros.

Besoj se ka konsensus në radhët e vendeve anëtare që këto dy vendime të merren

tha Mitsotakis.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që Turqia të përdorë krizën migratore për të bërë presion mbi BE-në në mënyrë që të përfitojë më shumë para.

Ne i kemi dhënë Turqisë mjaftueshëm. Mendoj se mund të diskutojmë masat që ndihmojnë njerëzit që kërkojnë strehë në Turqi, por kjo nuk nuk mund të diskutohet në një kuadër ku Turqia kërcënon të hapë kufijtë dhe të përmbysë Europën me migrantë dhe refugjatë. Ajo çfarë ka nevojë BE-ja është një Plan B, në mënyrë që të sigurojë se ajo që sot është emergjencë të mos kthehet nesër në një krizë

shton kryeministri grek.

I pyetur rreth negociatave të bllokut me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ai ka shprehur mbështetjen e Greqisë duke shtuar se Shkupi duhet të zbatojë detyrimet e Marrëveshjes së Prespës kurse Shqipëria duhet të mbrojë më shumë të drejtat e pakicës greke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.