Tani Serbia kërcënon edhe me drejtorë policie

Postuar në 16 Tetor, 2019 11:17

Një operacion policor në Veri të Kosovës nga forcat speciale kosovare ka dhënë shkas që nga Serbia të rizgjohen reagimet e njohura për ndëryrje në territorin e shteti fqinj.

Kësaj radhe mediat serbe citojnë një zyrtar të dorës së dytë dhe që pak lidhje ka me vendimmarrjen reale për kësi gjërash. Drejtori i Polisisë serbe, Vladimir Rebiç ka deklaruar se Beogradi është i përgatitur të ndërhyjë nëse ndodh një eksod i serbëve por mandej ka shtuar se është i bindur se komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Rebiç ka shtuar se 24 automjete të blinduara kanë hyrë në veriun e Kosovës në kundërshtim me rregulloret dhe rezolutat në fuqi.

Një reagim ka patur edhe kreu i Komitetit Parlamentar për Kosovën dhe Metohinë, Milovan Drecun sipas të cilit ndërhyrja në veri ishte demonstrim pas dështimit të Prishtinës për t’u anëtarësuar në Interpol.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.