Macron konfirmon bllokadën për negociatat: Është akoma herët!

Postuar në 16 Tetor, 2019 21:00

Një ditë para samitit të liderëve të BE-së, Presidenti francez, Emmanuel Macron i parapriu bllokadës franceze për negociatat duke mos lenë asnjë ekuivok për ndonjë vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 Pas një takimi me kancelaren Merkel ai tha se është shumë herët për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por pranoi se të dy vendet kanë bërë përparime të rëndësishme në reformat e brendshme.

"Unë ndaj të njëjtin vizion gjeopolitik dhe strategjik si Kancelarja gjermane dhe dua t'u dërgoj një mesazh pozitiv drejtuesve të këtyre vendeve, por duke e shqyrtuar seriozisht këtë çështje më duhet t’u them se në këtë moment jemi ne që kemi nevojë për pak më shumë kohë për t’i bërë gjërat në rregull.  Ne kemi ende gjëra të tjera që duhet t'i finalizojmë para se të hapim negociatat. Duhet të reformojmë procedurën e zgjerimit që sot nuk është progresive. Me Shqipërinë kemi vendosur të lejojmë lëvizje të lirë pa viza para hapjes së negociatave. Njerëzit e kanë përdorur këtë mundësi për të ardhur me mijëra e mijëra për të këruar azil në Francë. Si t’ua shpjegoj këtë qytetarëve të mi këtë? Vendi i dytë prej nga na vijnë më shumë kërkesa për azil është Shqipëria dhe tani na duhet të hapim negociatat me këtë vend. Kjo nuk ka kuptim për qytetarët tanë”-shtoi Macron.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.