Veto franceze për negociatat

Postuar në 15 Tetor, 2019 12:20

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  do të lejohen të nisin bisedimet zyrtare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Një hap i tillë nuk mbështetet nga Franca, që pritet të vendosë veton për të dy vendet. Diplomatë europianë i thanë Agjencisë Gjermane të Lajmeve se Parisi i sheh gjërat ndryshe nga vendet e tjera edhe pse është i izoluar në qëndrimin e vet.

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen javën e kaluar iu drejtua vendeve anëtare të mbështesnin fillimin e bisedimeve të pranimit për të dy vendet, duke theksuar se Tirana dhe Shkupi kanë bërë "atë që u është kërkuar të bëjnë". Finlanda, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së, është në favor të procesit të pranimit. Një vendim për të mos filluar negociatat do të dëmtonte dy vendet e Ballkanit në perspektivën europiane.

Draft-konkluzionet për Shqipërinë flasin për një kombinim tê qëndrimit gjerman dhe francez, për të hapur negociatat me Shqipërinë pasi Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të jenë funksionale dhe të jetë bërë  progres në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR.  Por nuk dihet ende nëse do të jetë ky formulim dhe kushtëzim që do dalë nga takimi i ministrave tê jashtëëm në Luksemburg. Holanda është kundër dritës jeshile për Shqipërinë, ndërsa Greqia nuk e lëshon po ashtu kompromisin për Shqipërinë për shkak të rezervave që ka lidhur me trajtimin e minoriteteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.