Miqësia shkon e vjen, por investimet në vend numëro

Postuar në 15 Tetor, 2019 19:04

Në vizitën e shkurtër që pati në Tiranë, kryeministri i Italisë, Giuzepe Conte qartësoi qëndrimin e vendit të tij për çështjen e negociatave, duke zbardhur edhe propozimin që Roma ka bërë për hapje formale të negociatave.

Në konferencën për shtyp dy kryeminstrat u pyetën edhe për ritmin e ulët të investimeve italiane në Shqipëri, ku pengesë sipas kryeministrit italian është klima e investimeve por edhe mosangazhimi i dy qeverive për të ecur në këtë drejtim.

 “Ka dëshirë nga investitorët italianë për të investuar më tepër, por kërkohen disa garanci në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme. Kjo e bën klimën edhe më tërheqëse, si dhe do të lehtësojë në hartimin e strategjive të investimeve. Duhet të bëjmë më tepër, pasi është në interesin tonë”- tha kryeministri Conte.

Ndërsa kryeministri Edi Rama që e ka bredhur lart e poshtë Italinë duke ofruar “Shqipërinë 1 euro” tha gjatë konferencës se së shpejti do të bëhet publik një bashkëpunim me një kompani të madhe italiane në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.