Dhoma Italiane e Tregëtisë: Në Shqipëri gjërat nuk funksionojnë

Postuar në 14 Tetor, 2019 17:50

Debati publik në Shqipëri është i dominuar  jo rastësisht nga temat politike, duke i dhënë pak hapësirë asaj çfarë ndodh realisht me ekonominë dhe treguesit që publikohen periodikisht lidhur me rritjen ekonomike. Së fundmi Dhoma Italiane e Tregëtisë në Shqipëri CIA dhe Confindustria Albania kanë reaguar lidhur me shifrat e bëra së fundmi publike nga INSTAT për e rritjen e PBB-së për temujorin e dytë të këtij viti ku sipas tyre ka pasur një ngadalësim më shumë se dyfishi nga sa ishte parashikuar nga Qeveria.

Prej disa tremujorësh tashmë, ekonomia shqiptare nuk po rritet me një ritëm që të mund të çojë drejt rritjes së punësimit dhe përmirësimit të pagave. Një rritje ekonomike prej 2,31% nuk mund të konsiderohet e kënaqshme dhe as e mjaftueshme për të gjeneruar vende të reja pune, apo për t’iu rikthyer nje cikli ekonomik rritës.

Në reagim thuhet se  analiza e indikatorëve që kanë çuar në përkeqësimin e të dhënave të rritjes ekonomike në tremujorët e fundit negativë nuk duhet t’i atribuohet thjesht prodhimit më të ulët të energjisë elektrike në vend apo faktorëve të jashtëm.

E vërteta shqetësuese është se shifrat në fjalë varen edhe nga një përkeqësim progresiv i klimës së biznesit që është rënduar edhe më shumë vitin e fundit. Shumica e bizneseve italiane dhe ato të huaja në përgjithësi, ashtu si dhe firmat shqiptare, japin sinjalin se shumë gjëra nuk po funksionojnë ashtu siç është premtuar, duke e vështirësuar krijimin apo zhvillimin e veprimtarive ekonomike – burimi i vërtetë i të ardhurave dhe punësimit.

Funksionimi i administrates publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset; biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.