Sipas kryetarit të Shtetit, sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale

Postuar në 13 Tetor, 2019 10:22

Presidenti i Republikës duket se nuk e merr seriozisht Ilir Metën. Ky i dyti, sot ka publikuar një video duke u hequr sikur luan futboll në plazh, ndërkohë që sot është 13 tetori, dita e dekretuar prej tij për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. 

Kushdo që sheh këtë lloj sjelljeje dhe këto lloj veprimesh vështirë se e merr seriozisht këtë vend dhe më vështirë akoma beson se këtu ka ndonjë gjë të  ngjashme me atë që quhet shtet.

OSBE-ja deklaroi se mospublikimi në Fletoren e Zyrtare i dekretit për zgjedhjet lokale më 13 tetor ishte shkelje. Sot kryetari i Shtetit në Shqipëri na provon se nuk ka asnjë brengë të kësaj natyre duke dhënë shfaqjet e përditshme banale në të cilat duket se ndihet mirë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.