Komisioni Europian: Marrëveshjet e shkëmbimit të ADN-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ekskluzivitet i BE-së

Postuar në 11 Tetor, 2019 12:26

Komisioni Europian ka nisur procedurat ligjore kundër katër vendeve anëtare për shkak se ato kanë shkelur marrëveshjet kuadër.

Lajmi raportohet nga mediat austriake sipas të cilave Komisioni ka nisur procedurat kundër Austrisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, vende të cilat kanë nënshkruar marrëveshje të shkëmbimit të të dhënave genetike, daktiloskopike me vende të Ballaknit Perëndimor. Sipas pretendimeve të Komisionit, vetëm Bashkimi Europian ka të drejtën e shkëmbimit të të dhënave të tilla, çka e bën çdo marrëveshje bilaterale në shkelje të kompetencave të BE-së.

Shqipëria është një ndër vendet që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, të paktën me Austrinë në janar të këtij viti, por nisma thuhet se u mor që në shtator të vitit 2018.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.