Trump: Kurdët, aleatë, por ata luftojnë për vendin e tyre. Nuk na ndihmuan në Normandi

Postuar në 10 Tetor, 2019 15:25

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria duke refuzuar të pranojë edhe kritikat e bëra se SHBA po braktisi kurdët.

Kurdët janë aleatë tanë, por ata po luftojnë për vendin e tyre. Ata nuk na ndihmuan në Normandi p.sh dhe ka një dallim të madh. Kemi dhënë ndihma të jashtëzakonshme ndaj tyre, në armë, municione dhe para

tha ndër të tjera Trump.  

Me teza izolacioniste në dukje, presidenti amerikan ka deklaruar se politika e tij e tërheqjes së SHBA nga fronte të shumta është e duhura dhe ajo po gjen mbështetje në Amerikë. Sipas tij luftërat që vazhdojnë prej qindra vjetësh me një urrejtje irraconale nuk i përkasin Amerikës. Trump po bën përherë e më të qartë se ai nuk do të autorizojë ndonjë ndërhyrje ushatarake brenda mandatit të tij të parë, duke u sjellë si një biznesmen që te çdo politikë sheh edhe fitimin përpara se të bëjë shoun e politikanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.