Studimi/Depërtimi i mafies në ekonomi, uli punësimin me 28% në Italinë e Veriut

Postuar në 10 Tetor, 2019 12:13

Banka e Italisë ka publikuar së fundmi një studim sipas të cilit penetrimi i mafies kalabreze, Ndragheta në ekonominë e Italisë Veriore dhe atë Qendrore ka çuar në reduktimin me 28% të vendeve të punës. 
Studimi është shtrirë në vitet 1971-2011 dhe ai llogarit në nivel matematik sesi ndikon në punësim prania e botës mafioze. Depërtimi është i thellë dhe sipas bankës ka prekur botën e sipërmarrjes, profesionistët, administratën publike, politikën.

Sipas ekspertëve të Bankës, ndragheta synon kompani që janë në vështirësi financiare dhe hyn si financues duke rritur menjëherë faturimin. Një ndër objektivat e organizatës janë kompanitë që kanë lidhje të forta me sektorin publik. 

Studimi nuk merrr në konsideratë penetrimin ekonomik në Europë, ndërkohë që llogaritet që organizata kalabreze ka fitime dyfish më të larta sesa mafia siçiliane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.