Edhe reforma zgjedhore çështje imazhi

Postuar në 10 Tetor, 2019 15:05

Ka kohë që qeveria “e grave dhe e burrave të zakonshëm” të përzgjedhur nga Edi Rama për të udhëhequr Shqipërinë e ka humbur shkëlqimin e viteve të para kur marshonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe fotografohej në tapetin e kuq para kryeministrisë.

Megjithëse alibitë kanë rënë dhe truket e imazhit janë konsumuar, Edi Rama vazhdon të qeverisë me parimin e dukjes dhe letrave të bakallit. Me këtë filozofi i ngarkuari për çështjet zgjedhore, në rolin e drejtorit të imazhit për zgjedhjet, zoti Damian Gjjiknuri po punon fort për të bërë gati dokumentin që zoti Rama do t’ia shpalosë kancelares Merkel në dhjetor.

Bëhet fjalë për reformën zgjedhore që PS po e bën bashkarisht me Rudina Hajdarin dhe grupin e deputetëve zëvendësues të PD e LSI. Propozimi që kanë hedhur në tavolinë socialistët është miratimi i një reforme paraprake vetëm me rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe më vonë t’i futen me kokë kësaj reforme.

Propozimi i Gjiknurit:

“Çështja e sistemit apo vota e emigranteve, do të duan shumë kohë. Siç është reformimi i partive politike apo financimet. Ne duam që deri në dhjetor të mbyllim rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërkohë që propozimet e tjera do i diskutojmë në një tryezë tjetër më të madhe dhe në praninë e mediave. PD nuk ka sjell propozimet për Reformën Zgjedhore. Në çdo diskutim PD ka të drejtën që të sjell vërejtjet dhe propozimet e tyre. Ne i kemi kërkuar PD-së që të gjej çdo lloje mënyre komunikimi sepse ata nuk e njohin këtë komision.  Të sjellin propozime dhe të miratojmë një produkt të gjithëpranuar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.