Nobeli për mjekësinë u shkon kërkuesve për hipoksinë

Postuar në 07 Tetor, 2019 12:10

Komiteti për Nobelin u kanë dhënë katër shkencëtarëve çmimin për mjekësinë këtë vit, që janë marrë me kërkimet mbi hipoksinë. William Kaelin Jr nga Universiteti i Harvardit, Peter Ratcliffe nga Oxford, Francis Crick i Institutit në Londër si dhe Gregg Semenza nga universiteti “John Hopkins” u vlerësuan për kërkimin e tyre mbi mënyrën sesi qelizat e trupti të njeriut i përgjijen dhe adaptohen ndaj niveleve të ndryshme të oksigjenit.

Mekanizmi i sqaruar që vepron në këtë rast u jep shpjegim pikëpyetjeve se përse njeriu arrin të jetojë dhe të popullojë disa nga rajonet më të larta të planetit. I njëjti mekanizëm hedh dritë më shumë mbi trajtimin e anemisë, kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Fituesit do të shpërblehen me 740 mijë stërlina secili.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.