KLP dënon deklarimet e Ramës e Braçes për prokurorin e Durrësit

Postuar në 07 Tetor, 2019 21:37

Deklaratat e bëra nga kryeministri Rama dhe mëkëmbësi i tij Braçe për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, kanë ngjallur reagimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion vëren se deklarimet e të tilla mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut”-thuhet në deklaratë.

Rama e Braçe e akuzuan Prokurorin në fjalë për shantazh në procesin ndaj kreut të Kadastrës së Durrësit, i cili po gjykohet për korrupsion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.