Derrat visarianë filmohen duke përdorur vegla pune për të gërmuar tokën

Postuar në 05 Tetor, 2019 14:25

Ekologjistja Merdith Root-Bernstein ka filmuar në një kopësht zoologjik në Paris një familje derrash Visajanë që përdornin një copë druri si vegël pune për të gërmuar tokën. Kjo është hera e parë që një specie si derri dokumentohet të përdorë vegla pune, pasi specie të tjera si shimpazetë, delfinët, apo edhe korbat dihet se kryejnë veprime të tilla.

Nga vëzhgimi i kryer rezulton se nëna e familjes, e quajtur Priscilla ka mësuar e para të kryejë veprime të organizuara për gërmimin e tokës dhe mandej ia ka kaluar këtë të vegjëlve të vet. Pika e dobët e këtij vëzhgimi është se derrat në fjalë ndodhen në izolim dhe ndoshta në natyrë të lirë do të vepronin ndryshe .

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.