Trump nxjerr jashtë loje Mathew Palmer. Grenell caktohet i dërguar special për dialogun Serbi-Kosovë

Postuar në 04 Tetor, 2019 14:10

Donald Trump i ka lënë sërish të gjithë me gisht në gojë. Pak javë më parë në Tiranë apo gjetkë në Ballkan u “festua” caktimi i Mathew Palmer si zyrtari kryesor në Departamentin e Shtetit për Ballkanin, por sot ka njerëz që pyesin se çfarë do të bëjë Palmer ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguar të posaçëm për Kosovën dhe Serbinë.

Florian Bieber i universitetit të Graz dhe Tim Judah shtrojnë këtë pyetje që lidhet me seriozitetin e përfaqësimit të politikës së jashtme amerikane që po i konformohet instinktit dhe humorit të Trump.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.