Venecia i kërkon qeverisë të rishikojë projektligjin e pronave

Postuar në 03 Tetor, 2019 17:58

Qeveria mund të rishikojë projektligjin e pronave pas rekomandimeve që ka përcjellë Komisioni i Venecias për mangësitë që reflekton ky draft. Sipas Komisionit  “Projektligji në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”. Venecia thotë se  ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare.

Në veçanti theksohet  se nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Rekomandimet e Komisionit të Venecias:

Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjidhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore“- shkruhet në raport.

1.Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.

2.Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.

3.Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.

4.Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.

5.Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.

6.Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.

7.Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.