Marrëveshja me Kosovë, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Postuar në 02 Tetor, 2019 12:53

Marrëveshja me Kosovën është kusht që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka përsëritur nevojën e një konkluzioni pozitiv të dialogut të nisur gjatë një interviste për Prva Tv. Ai ka sqaruar se procesi i nisur do të vazhdojë nën të njëjtin format që ka ecur deri më tani, por përfaqësues do të jetë Josep Borrell.

Është marrë në konsideratë mundësia e caktimit të një të dërguari të posaçëm, përgjegjës për dialogun që po vazhdon. Ne nuk do krijojmë një format të ri, por duam të mbështesim dialogun me shpresën se do të kemi progres

tha ambasadori.

Schieb ka bërë po ashtu të ditur se Volkswagen, kompania e njohur e automobilave, nuk do të investojë në Serbi. Më herët ishte njoftuar se kompania në fjalë përveç Rumanisë dhe Hungarisë, Serbia ishte një ndër destinacionet e mundshme për të ndërtuar impiantin e prodhimit të makinave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.