Përpjekje për të njohur gjenocidin turk  ndaj asirianëve

Postuar në 01 Tetor, 2019 17:56

Nga gjenocidet e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20-të,  veçohet gjenocidi i armenëve dhe ai i Pontëve Grekë. Më pak i njohur është gjenocidi i një etnie të tretë që neo-turqit synuan të zhdukin. Eurodeputeti grek, Kostas Mavridis ka bërë publike një bisedë me Tuma Celik, një anëtar i Partisë Demokratike të Popullit (HDP) që vinte nga komuniteti asirian.

Ky komunitet në fillim të shekullit të 20-të numëronte rreth 750,000 njerëz, ndërsa sot kanë mbetur rreth 30 000. Etnia asiriane u godit nga gjenocidet e osmanëve dhe neo-turqve që imponuan politikën e tyre mohuese ndaj popujve dhe etnive të tjera: Gjithçka që dallon nga "modeli" turk duhej asgjësuar dhe Celik  aktualisht lufton për njohjen e gjenocidit asirian.

Asirianët janë një komb me rrënjë antike në Lindjen e Mesme e më të gjerë, veçanërisht në Siri dhe Mesopotami, me tipare të identitetit të tyre modern, gjuhës aramaike dhe fesë së krishterë. Popullsia asiriko-siriane e Perandorisë Osmane ishte e përqendruar në kufirin juglindor të saj.

Turqia e Re përdori Kurdët (si etni myslimane) për të kryer shfarosjen e popullsive të krishtera, duke nisur nga marshimet famëkeqe të vdekjes në shkretëtirë, ku burrat u ekzekutuan në grupe, gratë u dhunuan, u masakruan dhe u mbytën. Me këto metoda u vra më shumë se gjysmën e asirianëve, ndërsa një tjetër arriti të ikë jashtë vendit. Vitet e fundit, Shteti Islamik shkaktoi një eksod të ri për ata që kanë mbetur pas. Së fundmi në ndërtesën e Parlamentit turk, Tuma Celik i HDP, deputeti  me prejardhje asiriane  u sulmua me grushta nga deputetët e Erdoganit kur ai po kalonte për në zyrën e tij.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/e-schedon-aynoste-yenoktonia-ton-asserion_gr_5d930268e4b0019647adf51c?utm_hp_ref=gr-homepage

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Te njejten gje vepruan edge shqiptaret ne Kosove kundra popullsise etnike serbe pergjat gjithe shekujve te administrimit te Perandorise Osmane.
Jane ne arkiva deshmite qe popullsia serve ishte dominuese ne Kosove.

Submitted by Secular Albania... (not verified) on

shqiptaret kane qene gjithmone aty ne Kosove, kane qene kristiane katolike e ortodokse, por u bene myslimane prej kolonializmit dhe imperializmit te bq-ve turq. Ama, Kosova ka qene gjithmone toke shqiptare, kurse serbet e qelburkane qene gjithmone emigrante kolonizatore ne ate toke. Ik meso historine e Kosoves dhe Shqiperise ashtu sic duhet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.