Një Shvejk më shumë

Postuar në 30 Shtator, 2019 12:56

Sot në Prokurori ishte Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai dëshmoi për natën e paguar në Barcelonë nga kompania "Fusha", me të cilën bashkia e Tiranës ka disa kontrata për punë publike.

Nënkryetari i Bashkisë deklaroi se i vjen mirë që shkoi në prokurori për të treguar të vërtetën, duke i quajtur akuzat baltë dhe fake news.

"Është që t'i japim drejtësisë informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe 'Fake News'” - deklaroi Mazniku pasi u mor në pyetje.

Në fakt nuk nuk dihet se çfarë ka thënë më tepër Mazniku se kjo deklaratë e Bashkisë së Tiranës, ku pranohet se mëkëmbësi i Veliajt ka fjetur me 908 eurot e paguara nga kompania "Fusha". Nuk është ndonjë suprizë në fakt që parimi i Shvejkut “ç'më duhet mua ç'kam thënë unë apo ç'kam bërë unë”, është kthyer në normë në një vend ku gënjehet nga mëngjesi në darkë.

“Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë, – thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për “Zërin e Amerikës”. – Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin” – thuhet në shpjegimet e Bashkisë së Tiranës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.