Elon Musk zbulon Starship, anijen që do të udhëtojë drejt Marsit

Postuar në 30 Shtator, 2019 12:18

Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka bërë publike anijen kozmike Space X që është prodhuar për të transportuar ngarkesa dhe personel drejt Hënës, Marsit apo kudo në sistemin diellor dhe të kryejë kthimin e vet në Tokë në ulje vertikale.

Starship mendohet të kryejë fluturimin e parë brenda dy muajve në një ngritje 19 800 m, për t’u rikthyer sërish në Tokë.

Vetë Musk ka përuruar anijen me një fjalim përmes të cilit ai bëri thirrje që njeriu të zgjerojë njohjen përtej planetit tonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.