Sofizmi i Sorekës: Kushtet nuk janë kushte

Postuar në 28 Shtator, 2019 12:38

Luixhi Soreka e quan veten ambasador të Bashkimit Europian në Tiranë dhe ashtu është zyrtarisht, por kundërthëniet që shfaq për punët politike në Tiranë e bëjnë të paqartë atë vetë dhe linjën e vetë BE-së në Tiranë.

I pyetur për 9 kushtet e Bundestagut gjerman, zoti ambasador e sheh realitetin me dy pasqyra. Sipas tij, për Shqipqërinë nuk ka kushte të reja, ashtu siç mendon edhe qeveria në fakt që pikat e Bundestagut i ka quajtur rekomandime.

“Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja”- deklaroi Soreka. Por duke vijuar logjikën zoti Soreka devijon dhe përmend kushtet që duhen përmbushur për të çelur negociatat.

“Ajo që është kërkuar nga Bundestagu dhe në rast se miratohet edhe nga konferenca edhe nga këshilli i BE, eshte qe në atë periudhë ndërmjet këtij vendimi dhe konferencës së parë të bëhen dy gjëra, pra dy kushte. Kemi edhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, që janë quajtur kushte të përgjithshme që duhen përmbushur përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave” - shtoi ambasadori.

Kë Soreka të besojmë? Kjo është e vështirë pasi kuptohet që zoti ambasador mbron çekun që Komisioni i dha para një viti Shqipërisë për hapje të negociatave pa kushte, por mesa duket në BE fjala e Komisionit apo zyrtarëve si Soreka, nuk kanë atë peshë që ka Bundestagu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.