Turqi, 26 mijë të hetuar gjatë 2018-ës për fyerje ndaj Erdoganit

Postuar në 27 Shtator, 2019 17:13

Gjatë vitit 2018 në Turqi janë hetuar 26 115 njerëz nën akuzën e fyerjes së presidentit Reccep Erdogan, një shifër që është 30% më e lartë sesa një viti më parë. Mediat turke raportojnë se nga të gjitha këto raste, 4 480 janë shndërruar në çështje gjyqësore nga të cilat 2 462 të dyshuar kanë marrë dënime të ndryshme.

Dënimet përfshijnë edhe persona nën 19 vjeç dhe në ndonjë rast edhe një 12 vjeçar nga province Van që fyeu Erdoganin në mediat sociale. I dënuar ka qenë edhe një zyrtar nga opozita kryesore, Canan Kaftancıoğlu.

Media të ndryshme, kritike me Erdoganin, shkruajnë se kritika më e vogël konsiderohet fyerje, çka në jep shpresën e mirë për të kuptuar se Shqipëria krahasuar me Turqinë është shtëpia e lirisë. Edhe pse shumëkush mund të pyesë: Kush vallë ka aftësinë krijuese të fyejë Ilir Metën apo Edi Ramën?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.