Kryeministri pakistanez paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore në Kashmir

Postuar në 27 Shtator, 2019 13:44

Kryeministri pakistanez Imran Khan ka paralajmëruar mundësinë e një lufte bërthamore për rajonin e Kashmirit. Khan ka folur në sesionin e 74-t të OKB-së dhe ka akuzuar nacionalistët hindu që përfaqësohet nga kryeministri indian, Narendra Modi të cilin e quajti një fashist. Tensionet nisën në muajin shkurt kur India bombardoi territorin pakistanez për herë të parë në 50 vjet dhe qysh atëherë opsioni i luftës është në tryezë.

Kam frikë se do të ketë një masakër dhe gjërat do të dalin jashtë kontrollit

u shpreh ndër të tjera Khan.

Kashmiri është një rajon me shumicë myslimane dhe aktualisht India ka angazhuar 900 000 trupa për siguruar rendin.

Khan ka zbuluar edhe lëvizjet diplomatike që po bëhen në drejtime të tjera, por që në një mënyrë apo tjetër ndërlidhen me krizën e Kashmirit. Ai ka sqaruar se ka kërkuar ndërmjetësinë amerikane, por Trump ka dhënë dakordësinë vetëm nëse India dhe Pakistani bien dakord paraprakisht për këtë gjë. Nga ana tjetër, amerikanët dhe sauditët kanë kërkuar ndihmën e tij për të ndërmjetësuar me iranianët.

Gjëja e mirë është se unë e ndjej se Trump nuk është një person pro luftës edhe pse e shoh se janë të tjerë rreth tij që e shtyjnë atë drejt luftës. Por instinkti i tij nuk është lufta dhe mendoj se kjo është për t’u admiruar

tha Khan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.