Batuta Zelenskiy-Trump në New York (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2019 09:29

Me interes të veçantë u prit takimi i parë i Trump me Volodymyr Zelenskiy në New York. Në përpjekje për të tejkaluar momentin e sikletëshëm ata  shkëmbyen batuta para kamerave.

"Më ke thirrur në Uashington, por ke harruar të më caktosh datën"- i tha Zelenskiy presidentit Trump, duke marrë si këmbim një buzëqeshje të sforcuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

"Më mirë në televizion, sesa në telefon" – vijoi Zelenskiy , duke iu referuar bisedës së shumëdiskutuar mes tyre. "Ukraina është një vend me potencial shumë të madh"- tha Trump nga ana e tij. Më herët në deklaratat e tij, Presidenti ukrainas deklaroi se "askush" nuk i kishte bërë presion, duke iu referuar bisedës telefonike me homologun e tij amerikan.

"Ishte një bisedë e mirë telefonike. Askush nuk më bëri presion për të hetuar djalin e Joe Biden, shtoi ai, duke insistuar se "nuk dëshiron të përfshihet në zgjedhjet e SHBA".  Nga ana e tij Trump nuk nguroi ta quajë anekdodë  nismën e Kongresit për ta shkarkuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.