Nën hetim për “telefonatën ukrainase”

Postuar në 25 Shtator, 2019 07:37

Telefonata ukrainase e presiedemtit amerikan Donald Trump ka shërbyer si shkak për nisjen e hetimeve për vendosjen në akuzë të tij. Vendimi është marrë nga anëtarë demokratë të Kongresit pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura të ligjvënësve demokratë pas së cilës kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi njoftoi vendimin.

Presidenti duhet të jetë i besueshëm. Askush nuk është mbi ligjin

tha ajo. 

Trump ka reaguar në tuiter duke e cilësuar vendmimin si një gjueti të pistë shtrigash. Ai madje ka premtuar të vërë në dispozicion transkriptin e bisedës për të cilën akuzohet duke hedhur poshtë akuzat. 

Telefonata në fjalë mendohet se është kryer më 25 korrik dhe sipas mediave aty Trump i kërkon presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që të hetojë për rivalin e tij Joe Biden dhe djalin e tij Hunt që ka puniar në një kompani kërkimesh gazi në Ukrainë.

Po sipas të njëjtave burime, Trump i ka bërë presion Zelenskiyt të cilit i ka premtuar 400 milionë dollarë ndihma në rast se ai do të gjente materiale kompromentuese për Biden, apo djalin e tij. Manovra e Trump thuhet se ka të bëjë me procesin zgjedhor presidencial në të cilin mendohet se Biden do të jetë rivali i tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.