Kujt i shërben e vërteta e Tahirit?

Postuar në 21 Shtator, 2019 13:44

Sajmir Tahiri vazhdon të dalë në konferenca shtypi, duke aluduar se i gjithë procesi ndaj tij është komplot politik, pa asnjë lidhje me akuzat penale që ngriti Prokuroria. Vendimi i Gjykatës së krimeve të rënda për ta dënuar vetëm për shpërdorim detyre shkon në favor të këtij argumenti. Tahiri thotë se për dy vite ka heshtur përballë të gjitha akuzave.

“Dy vite hetime brenda prokurorisë dy vite gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë, dhe unë për dy vite me radhë heshta përballë të gjitha akuzave, të gjitha gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë jo se nuk di të flas dhe për ta çuar kurrë gjyqin para drejtësisë. Tek gjyqi i tavolinave apo tek gjyqi i mediave sesa kam besuar që ditën e parë që nuk duhet të ishte gjyq popullor, por një gjyq shembullor i drejtësisë”-deklaroi Tahiri.

Pyetja është pse ka heshtur zoti Tahiri dhe për çfarë? Heshtja e tij mund të interpretohet edhe si mungesë garancish për provat që do të siguronte Prokuroria kundër tij. Mision që në fakt rezultoi i dështuar për organin e akuzës që me dashje apo pa dashje nuk arriti të vërtetojë akuzat ndaj tij. Por mungesa e provave apo paaftësia ose mosdashja e Prokurorisë për t’i gjetur nuk do të thotë se zoti Tahiri nuk ka përfituar apo nuk ka favorizuar trafikun e drogës.

Tahiri lë të kuptohet se baltosja e emrit të tij është pasojë e luftës së brendshme në partinë Socialiste dhe me konferencat ku akuzon gjithkënd dhe askënd ai praktikisht është në shërbim të qëllimit për të mbetur në politikë, ndryshe do të flasë ato që di. Pra zotëria kërkon një marrëveshje fjale, apo një pazar në këmbim të heshjtjes së tij.

“Lashë mandatin e deputetin, ndërpreva çdo aktivitet politik i bindur se çdo drejtësi në sqetullën e politikës vetëm drejtësi për mua nuk do të ishte Dhe vazhdoj ende sot të besoj se është më mirë rreziku nga padrejtësia sesa drejtësia që të bën politika. Ku radha e servilëve dhe e shushunjave vetëm shtohet, shtohet dhe shtohet e të gjitha bashkë në kurriz të popullit. U përballa si qytetar i thjeshtë me të gjithë, me politikën dhe drejtësinë”

Morali sipas të vilit heshtja i shërben të vërtetës dhe interesit tim, nuk mund të shiten si betejë parimore për drejtësinë dhe të mirën publike. Ky është vetëm një lloj Kodi që buron nga predispozita organike e një partie për të fshehur krimet e saj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.