Rama pritet në Velipojë nga Tom Doshi dhe Mark Babani

Postuar në 20 Shtator, 2019 13:53

Kryeministri Rama ka mbledhur për herë të dytë brenda një muaji kryebashkiakët dhe deputetët e rajonit të Veriut.

Në mbledhjen që u mbajt në një hotel në Velipojë do të diskutohet per rezultatet e 2 grupeve të punës të ngritur për të filtruar kandidatura për postet e drejtorëve rajonalë të cilët u dorëhoqen me kërkesën e kryeministrit Rama.

Në këtë takim u vu re mungesa e Ditmir Bushatit, por ishin prezent kryebashkiaku i akuzuar se preket nga ligji i dekriminalizimit, Mark Babani si dhe deputeti  i Partisë Social Demokrate Tom Doshi.  PS nuk ka ende një zgjidhje për bashkinë e Shkodrës, e cila vijon të drejtohet nga Voltana Ademi pas dorëheqjes nga mandati të Valdrin Pjetrit.

“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mesohet të ketë thene Rama gjatë mbledhjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.