Tahiri i shpëton burgut

Postuar në 19 Shtator, 2019 22:36

Fajtor vetëm për shpërdorim detyre u shpall Saimir Tahiri. Ai u dënua me 5 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por për shkak të procesit të shkurtuar, atij iu ul masa e dënimit, duke iu konvertuar në 3 vite shërbim prove.

 Sipas Gjykatës, duke iu referuar akteve, e vetmja akuzë që i provohet Tahirit është shpërdorimi i detyrës, në kushtet kur nuk janë marrë masa për parandalimin e kanabizimit dhe përfshirjen e punonjësve të policisë në këtë veprimtari.

Gjyqtarët kanë rrëzuar akuzat për trafik të narkotikëve dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre pasi nuk ka vepruar për pengimin e lëndëve narkotike. Gjatë gjithë ditës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.