Zgjedhjet në Izrael pa fitues

Postuar në 18 Shtator, 2019 12:21

Izraeli doli pa fitues nga zgjedhjet parlamentare. Konservatorët e Likudit të kryeministrit Benjamin Netanjahu mori të njejtin numër deputetësh me rivalët e drejtëpërdrejtë, liberalëve të aleancës bardhë e blu Beni Gancit. Të dy partitë pësuan rënie me nga 3 deputetë në krahasim me zgjedhjet e Prillit, që po ashtu nuk sollën një shumicë solide për të qeverisur.

Siç duket edhe në këtë grafik, gjithçka është në duart e partisë nacionaliste të ish-ministrit të Jashtëm Avikdor Libermanit, dorëheqja e të cilit u bë shkak për rrëzimin e qeverisë Netanjahut. 12 deputetët e tyre do të jenë përcaktues për shumicën e re qeverisëse në parlamentin me 120 deputetë.

Analistët thonë se Benjamin Netanjahut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të heqë dorë nga këmbëngulja për t’u bërë kryeministër, që çoi në dështimin e negociatave mes partive pas zgjedhjeve të prillit. Po ashtu, ata shohin një rënie të mbështetjes popullore për të, si ndëshkim për skandalet korruptive për të cilat po hetohet por edhe për qëndrimin agresiv në kolonizimin e territoreve palestineze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.