OSBE mer rolin e ndërmjetësit

Postuar në 18 Shtator, 2019 13:08

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ftuar palët politike në Shqipëri në një tryezë për reformën zgjedhore.

Ajo thotë se është e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha  rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ato të palëve.

Në takim do të diskutohet mbi epërsirtë dhe dobësitë e sistemeve kryesore zgjedhore si dhe pritshmëritë dhe sfidat në kontekstin shqiptar. Kujtojmë që në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Partia Demokratike refuzon të bëhet pjesë, ndërsa opozita parlamentare kërkon që përveç rekomandimeve të OSBE-së në axhendë të përfshihet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.