Elva Margariti dhe Anila Denaj janë ministre vetëm sepse janë gra

Postuar në 18 Shtator, 2019 15:24

Gazetari Sokol Balla, i afërt me pushtetin dhe me kryeministrin aktual Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë përmes së cilës flet edhe për situatën politike në vend. Ndër të tjera, Balla ka shprehur mendimin e vet për ministrat e kabinetit të Edi Ramës, duke shprehur mendimin se dy ministre duhen larguar.

Kabineti i fundit është në kontroll të tij dhe vetë Rama duket ka nxjerrë disa mësime. Kjo krizë nuk e nxori atë humbës, por duhet ta ketë futur shumë në mendime. Ka ministra shumë të mirë, por nja dy rrinë aty vetëm se janë gra. Kumbaros për shembull kjo nuk i mjaftoi. Përse duhet t’i mjaftojë Margaritit? Nëse financat nuk shkojnë mirë dhe ti ndërron vazhdimisht Dogana e Tatime dhe ato prapë shkojnë keq, kë mendon se duhet të ndërrosh kësaj radhe? Por e vërteta është se “lulëzimet” e qeverisë, ato që janë, janë më shumë prej Lulëzimit sesa prej Edit. Për herë të parë në histori jemi zyrtarisht pa opozitë. Dhe këtu s’ka faj Edi, as amerikanët, bile as gjermanët. Kjo është e vërteta lakuriqe. E plagosur, por që po del nga uji e po flet sërish. Si një sirenë e lënduar nga fyerjet. Dhe thuhet se sirenat magjepsnin me zërin e tyre. Ajo ishte arma e tyre

shprehet Balla.

Pyetja që shtrohet këtu është nëse këtë opinion e ndan edhe kryeministri, i cili siç kemi parë ka ditur përherë të përdorë zëdhënës të tillë për të njoftuar lëvizje të ndryshme. Pak kohë më parë ishte Baton Haxhiu që njoftonte ikjet, ardhjet dhe arsyet. Sot ndoshta z. Balla, edhe për faktin se do të ishte pakëz befasuese që me angazhimet e shumëanshme të tij të ketë verifikuar nga afër punën e secilit ministër saqë opinioni për Margaritin e Kulturës dhe Anila Denajn e Financave të jetë konkluzion i një vëzhgimi profesional. Por edhe në qoftë kështu, na duhet ta respektojmë, pa bërë kompromis për të vërtetën që ka zëdhënësa autoritarë në këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.