Shehaj: PD-ja po verifikon edhe tetë raste të tjera për mashtrim me formularin e dekriminalizimit

Postuar në 17 Shtator, 2019 23:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar në një diskutim në emisionin “Opinion” në Tv Klan se aktualisht opozita po shqyrton edhe tetë raste të tjera të kandidatëve të shumicës në raport me dispozitat e ligjit për dekriminalizimin.

Sipas Shehajt të dhënat dhe denoncimet vijnë nga qytetarët dhe PD-ja bën verifikimet që ai ka thënë se nuk janë të vështira në një vend të vogël si Shqipëria. Shehaj ka shtuar se të gjithë kandidatët që kanë rezultuar me probleme kanë qenë zgjedhje e z. Rama në PS dhe për ta ai ka patur dijeni të plotë.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, PD-ja ngriti akuza që u konfirmuan për tre kryebashkiakë të PS-së, Valdrin Pjetrin në Shkodër, Agim Kajmakun në Vorë dhe Mark Babanin në Vaun e Dejës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.