Bakojanis: Marrëveshja e firmosur me Bashën të mbetet në fuqi (Video)

Postuar në 16 Shtator, 2019 23:56

Ardhja në pushtet e konservatorëve në Greqi për Shqipërinë me të drejtë u konsiderua një shans i humbur për të çuar përpara axhendën e marrëdhënieve dypalëshe, pasi qëndrimi i Demokracisë së Re në raport me Shqipërinë ka qenë tejet radikal qëkurse kjo parti ishte në opozitë.

Qëndrimet e Athinës po ngurtësohen në planin e politikës së jashtme. Ndërkohë që qasja e qeverisë Tsipras në raport me çështjet e shtruara për diskutim ishte shumë herë më liberale dhe me një vullnet për të mbyllur çështjet e nxehta si Ligji i Luftës apo marrëveshja e detit, apo trajtimi i pretendimeve për shkeljen e të të drejtave të njeriut dhe pronësise.

Së fundmi ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojanis ka kërkuar në Komisionin e Mbrojtjes dhe atë të  Jashtëm që qeveria e re greke të insistojë për lënien në fuqi të Marrëveshjes së Detit me Shqipërinë të firmosur nga vetë ajo në vitin 2009, duke shfrytëzuar edhe momentin e pragçeljes së negociatave.

Deklarata e Bakojanis

Çështja e dytë që dua t’i referohem është tema e Ballkanit. Situata me Shqipërinë vitet e fundit është qartë e përkeqësuar vitet e fundit. Nuk ka asnjë krahasim mes marrëdhënieve  të tanishme dhe atyrë që kishim ne në të shkuarën me Shqipërinë  kur edhe nënshkruam marrëveshjen për detin gjatë qeverisjes së Karamanlis. Mendimi im zoti ministër është se ajo marrëveshje nuk duhet të braktiset. U braktis nga qeveria e mëparshme në përpjekje për një marrëveshje të re, por gjithsesi ne duhet të bëjmë një përpjekje për ta lënë në fuqi sidomos tani që shqiptarët kanë kërkesa ndaj qeverisë greke. Dhe meqënëse nuk qëllon që raste të tilla të shfaqen shpesh në politikën e jashtme tani që ata kanë nevojë, diskutimet e qarta do sjellin edhe rezultate të qarta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.