Pas 30 vitesh në politikë gati të rrëzojë regjimin

Postuar në 15 Shtator, 2019 11:31

Presidentit i Shqipërisë u ka bërë thirrje sot shqiptarëve të ngrihen dhe të rrëzojnë atë që e quan regjim të oligarkisë.

Duke e konsideruar veten si themelues të demokracisë 30 vite më parë, Ilir Meta thotë se tani beteja është më e lehtë dhe ai vetë mund ta drejtojë nga zyra e Presidentit, ku merr edhe rrogën.  

Në Shqipëri politika është zanat që merr përkufizime specifike sepse mund ta bëjë kushdo, mjafton të ketë një zyrë dhe kurajon për t’i folur popullit për demokracinë. Një për të gjithë dhe të gjithë për një!

Mesazhi patriotik i Presidentit të Shqipërisë

Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi! Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t'u përmbysur!

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

O SOT O KURRË!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.