Kush e keqpërdori Autoritetin e Dosjeve me rastin e Bujar Sheshit?

Postuar në 15 Shtator, 2019 20:55

Bujar Sheshi nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në këtë përfundim ka dalë Prokuroria e cila ka sqaruar kështu rrethanat juridike të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej 10 muajsh është vënë nën sulm të Autoritetit të Dosjeve. 

Kjo del qartë nga hetimi i kryer, pasi siç raportohet në fillim në Autoritetin e Dosjeve është mbajtur një relacion ku thuhet se Sheshi nuk ishte bashkëpunetor i ish sigurimit të shtetit.

Por në rrethana të paqarta gjatë seancës së marrjes së vendimit është ndryshuar qëndrim dhe me shumicë votash është votuar ndryshe.
Hetimi ka konkluduar se për Bujar Sheshin nuk ekziston dosje bashkëpunimi apo deklaratë personale që të vertetojë aktivitetin në favor të ish-sigurimit të shtetit. 

Këtu mund të lexohet manovra e Autoritetit kundër këtij kandidati, manovër që lë dyshime shumë të mëdha për atë që ka ndodhur pas kuintave. Zoti Sheshi duket se prish rehatinë e dikujt që pati pushtetin të vinte në lëvizje një maskaradë politike dhe ligjore duke mos kursyer as keqpërdorimin e titullares së Autoritetit, Gentiana Sula. 
Dikush pra ka fituar një vit kohë në këmbim të diçkaje që është e paqartë, pasi Sheshi riintergohet në sistem si njeri i stërkontrolluar. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.