Ishte në dijeni për shkeljet e kontratave të Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Postuar në 15 Shtator, 2019 16:14

Kryeminisri Rama, zëvendësi i tij, ministrja e linjës, kryetari i Kuvendit dhe ministrja e linjës, Belinda Balluku ishin në dijeni se  kontratat e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat ishin në shkelje serioze ligjore dhe pasaktësi të mëdha financiare.

Top - Channel raporton se dy ditë para votimit në kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit i kishte kërkuar qeverisë dhe parlamentit që të tërhiqeshin nga miratimi i koncesioneve për për këto dy akse.“Pasaktësitë e mëdha të konstatuara në këto kontrata i bëjnë modelet e tyre financiare jo të besueshme dhe të paqëndrueshme në aspektin e vërtesisë së anës financiare”-,thuhet në shkresën konfidenciale që KLSH i ka dërguar kryeministrit.

Sipas shkresës që citon Top Channel në dokument listohen një sërë parregullsish, ku më flagrantja është ajo se buxheti i shtetit do i paguajë dy kompanive koncesionare gati 10 milionë euro interesa fiktive, për hua që nuk ekzistojnë.

Vetëm për kontratën e Milot-Balldren, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara sipas kontratës dhe të panevojshme 6.1 milionë euro që përbëjnë pasoja negative financiare për buxhetin e shtetit. Për Orikum-Dukat do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme, që përbëjnë pasoja negative për buxhetin e shtetit”.

Por megjithë paralajmërimet e KLSH-së, dy kontratat u kaluan në kuvend me vota të mazhorancës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.