Asnjë premtim nga Merkel, Rama si gjithmonë publiçitar

Postuar në 13 Shtator, 2019 12:42

Në Berlin u zhvillua një tjetër takim mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel, pas të cilit nuk pati konferencë për shtyp.

Rama tha në një postim se ishte shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel, por asnjë premtim se çfarë vote do japë Gjermania në Tetor. Kjo ka bërë që zoti rama të jetë i rezervuar dhe i përmbajtur në postimin e tij, ku shkruan se doli "shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel"

Vullneti i Berlinit është për të nxitur intergrimin e Shqipërisë, por me disa kushte, tezë që qarkullon edhe në korridoret e opozitës, e cila është entuziaste për zgjedhje në pranverë.

Si gjithmonë kur bëhet fjalë për dalje para të huajve, kryeministri ka tjetër lëkurë, është i përulur, i butë dhe me look domethenës, njëherë me atlete, njëherë me mjekër dhe si i veçantë që është i ka bërë edhe dhuratë një libër pikture kancelares. Kjo sa i takon anës publiçitare.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare ishte edhe në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku tha se kishte kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë.

Gjithsesi sinjalet nga Berlini nuk mungojnë. Në një intervistë për Dojçe Velen, Gynter Krishbaum, deputet i unionit kristian demokrat të kancelares gjermane Angela Merkel thotë se hapja e dritës jeshile mund të ndodhe në të njëjtën kohë me Maqedoninë e Veriut ndonëse  vlerësimi për të dy vendet është bërë i vecuar. Pro hapjes së negociatave është shprehur në Tiranë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili ka kërkuar që palët të ulen në dialog për reformën zgjedhore.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Ne fakt gjithmone kesi situatash do kemi kur ne bisedime me te fortet e BE, shkojne keta perfaqesuesit de jure te ketij vend. Si rrjedhim do kemi vetem show.
Po te shkojne si perfaqesues, ambasadoret perendimore si drejtuesit reale te Shqiperise, gjerat me mire do shkonin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.