Çekët heqin nga Praga statujën e marshallit sovjetik Ivan Koniev

Postuar në 13 Shtator, 2019 16:24

Autoritetet çeke kanë vendosur të heqin nga Praga një statujë të marshallit sovjetik Ivan Koniev dhe zëvendësimin e tij me një monument tjetër që i përkujton ngjarjet e luftës së Dytë Botërore në mënyrë më të përgjithshme. Kundërshtitë për këtë temë kanë nisur që në vitin 1989 dhe kanë vazhduar me dekada nisur nga pretendimet e historianëve çekë sipas të cilëve, Koniev u përfshi në ngjarjet e Hungarisë në vitin 1956 dhe në ato të Çekosllovakisë në vitin 1968.

Arsyeja e vendosjes së monumentit lidhet në fakt me rolin e Koniev në çlirimin e Çekosllovakisë nga nazistët. Ai hyri në Pragë në krye të forcave sovjetik në 9 maj 1945, ndërkohë që kishte qenë një nga dy komandantët kryesore në marrjen e Gjermanisë.Ambasada ruse në Pragë ka deklaruar se vendimi i marrë nga Bashkia është i papranueshëm duke e quajtur madje kryebashkiakun Ondrej Kolar si të lidhur me një parti naziste.

Monumenti është vandalizuar disa herë njësoj siç ka ndohur p.sh me monumente të ngjashme të kohës sovjetike në Bullgari apo edhe në Poloni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.