Demokraci qokash, PS nderon babain e Rudinës (Video)

Postuar në 12 Shtator, 2019 11:38

Azem Hajdari duhet të ketë lëvizur nga vendi këtë të enjte, pasi në varrin e tij bën homazhe, nderime dhe u përkulën shoqet politike të vajzës së tij, Rudinës. I caktoi partia apo dolën vetë vullnetare, Vasilika Hysi dhe Mimi Kodheli shkuan që në mëngjes herët në varrezat e dëshmorëve të Kombit në emër të Partisë Socialiste për të përkujtuar vrasjen e “heroit të demokracisë”.

Vrasja e zotit Hajdari nuk është provuar të ketë lidhje me demokracinë, ndonëse ai mund të ketë shumë kontribute për demokracinë, por  vlerësimi i figurës së tij është larg realizimit që imponon sinqeriteti që shoqëria duhet të ketë në raport me veten dhe historinë.

PD e ka përdorur vrasjen e Hajdarit për qëllime politike, ashtu siç po bën sot edhe simotra e saj që quhet PS. Qoka e këtij 12 shtatori mban firmën e Gramoz Ruçit, i cili u kujdes për gjithë ceremonialin në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe respektin ndaj Rudinës, një opozitare e re që po punon bashkë me socialistët për të sjellë demokracinë e vërtetë në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.