Sollaku dhe Sadushi në rrugën drejt Gjykatës së Lartë

Postuar në 11 Shtator, 2019 18:42

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi janë ndër 8 të kualifikuarit për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë.

Emrat e tyre u përzgjodhën nga KLGJ mes 22 kandidatëve juristë që kishin kaluar fazën e parë të kualifikimit.  8 kandidatët që u përzgjodhën plotësonin kriterin e 15 viteve punë. Vetëm pasi KLGJ të kryeje procesin e vetingut duke verifikuar pasurinë, figurën dhe aftësinë  e tyre profesionale 3 kandidatët do të zgjidhen dhe më pas emërohen nga qeveria e gjyqësorit.

Nëse Theodhori Sollaku dhe Sadushi do të bëhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, procesi  apo reforma ne drejtesi fiton një dimension politik pasi  i pari vjen nga asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa  tjetri njeri i afërt me mazhorancën.Ish-Kryprokurori Theodhori Sollaku  ka aplikuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm më një anëtar, Ardian Dvoranin, njëkohësisht Drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa KLGJ i ka dhënë zgjidhje përkohësisht ngërçit, duke caktuar gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit për çështje të caktuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.