Njeriu i Orban propozohet për Drejtorinë e Zgjerimit në BE

Postuar në 10 Shtator, 2019 19:21

Komisioneri i përzgjedhur për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë është hungarezi László Trócsányi. Ai është me formim jurist,  ka shërbyer më parë në postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e kryeministrit hungarez, Victor Orban dhe i përket familjes politike europiane të djathtë, Partisë Popullore Europiane.

Përzgjedhja e komisionerit të ri për zgjerimin është një suprizë. Ky portofol nuk pritet t’i jepej Hungarisë, për shkak të tensioneve në rritje midis Komisionit Europian dhe qeverisë së Hungarisë, të cilës i është kërkuar të respektojë parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Për këtë arsye, dëgjesa në Parlamentin Europian për komisionerin e ri për Zgjerimin pritet të jetë e vështirë. Kandidaturat e komisionerëve duhet të aprovohen nga Parlamenti Europian në fillim të tetorit.

"Sot po prezantoj ekipin tim për Europën. Ai ngërthen të gjithë forcën dhe talentin e burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave nga Veriu në Jug, nga Perêndimi në Lindje. Një ekip që është bazuar në ekuilibrin e barazisë gjinore, si dhe nê diversitetin e ekpseriencave dhe kompetencave"- deklaroi Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në prezantimin e kabinetit të saj.

Sipas Von der Leyen, ekipi i saj mbi të gjitha reflekton nevojën për të adresuar ndryshimet në klimë, teknologji dhe demografi që po transformojnë shoqëritë europiane dhe mënyrën e tyrë të jetesës. Për Von der Leyen,  Bashkimin Europian mund të udhëheqë kalimin në një planet tê shëndetshëm dhe në një botê dixhitale, duke bashkuar qytetarët, duke përmirësuar ekonominë europiane, tregun unik dhe duke u pëballur me ambiciet e reja të botës së sotme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.