Denoncohet një tjetër shok socialist për të kaluar kriminale

Postuar në 10 Shtator, 2019 11:15

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e kryebashkiakut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Në shkresën e Partisë e Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi drejtuar organit të akuzës thuhet se Babani dyshohet se ka qenë i arrestuar apo ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane.

Po ashtu sipas selisë blu të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”

Partia Demokratike thotë se  kandidati socialist për Bashkinë e Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit për kohën e qëndrimin në Itali  si dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani nuk i ka deklaruar në formular. Sipas selisë Blu, Mark babani është kryebashkiakun i tretë i Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.